Skënderbeu/ Lajmet e fundit nga kampi kuqebardhë

0
SHPËRNDAJE

Anullohet miqësorja gjermane

Klubi i Skënderbeut bëri të ditur sot se takimi miqësor i programuar për tu luajtur sot ndaj gjermanëve të Eintracht Braunschweig është anulluar. Takimi i radhës është në plan për tu luajtur të hënën në datën 6 korrik , ora 18:30 ndaj ekipit të njohur nga Ukraina, Dynamo Kiev. Edhe ky takim do të zhvillohet në Austri, aty ku Skënderbeu vazhdon me intensitet përgatitjet për Champions League.

Nis stërvitjen braziliani i sapoardhur Duarte

Menjëherë me të ardhur te Skënderbeu, nis pa humbur kohë stërvitjen edhe përforcimi më i ri i ardhur nga Brazili, Francisco Lisvaldo Daniel Duarte. Nga sa mësohet, Duarte ka lënë përshtypje të mira si në përgatitjen fizike ashtu edhe në përpunimin e topit.

Kapiten Shkëmbi nis vrapimet

Kapiteni Bledi Shkëmbi ka nisur vrapimet duke dhënë shenja të mira për një rikuperim më të shpejtë nga sa mendohej. Së bashku me fizioterapistin Pantazi, po bëhet c’është e mundur që me anë të disa ushtrimeve të posacme të arrihet që lojtari të jete gati për një rikthim të shpejtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.