Skënderbeu, barazim plot shpresë në Kazakistan

0
SHPËRNDAJE


Europa League / Skënderbeu ka arritur të dalë i pamposhtur në Kazakistan, teksa ka barazuar 1-1 me Kairat Almatin, edhe pse u gjen shumë shpejt në disavantazh.

Një ndeshje mjaft e fortë ajo mes Kairat Almatit dhe Skënderbeut, me të dyja skuadrat që luftojnë fort, por janë vendasit ata që janë më efikas, pasi në rastin e parë të shënimit realizuan.

Një sulm nga e majta u finalizua nga sulmuesi kryesor Gohu, që brenda zonës nuk fali. 1-0 për vendasit, ndërkohë që më pas korçarët tentuan të gjenin golin e barazimit dhe rrezikuan me Latifin dhe Takun, por pa ia dalë dot.

Korçarët luajnë si të barabartë me kundërshtarin dhe ky besim u krijon mundësinë të gjejnë edhe rrugën e rrjetës në minutën e 70-të, kur Nimaga mposhti Pokatilov.

1-1 mbyllet gjithçka dhe shanset për kualifikim të korçarëve janë shumë të mëdha për të kaluar në turin e tretë.

Kairat Almati – Skënderbeu 1-1
Shënues: Gohu 9’ / Nimaga 70’

Kairat Almati: Pokatilov, Ahmetov, Bateau, Elek, Sujumbajev, Bakaev, Kuat, Islamhan, Isael, Arshavin, Gohu. (Në dispozicion: Plotnikov, Sezar Arzo, Rudoselski, Turisbek, Baltabajev, Anene, Abiken)Trajner: Kakaber Tshakadaze

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Nimaga, Taku (Gavazaj 80’), Latifi, Xhejms. (Në dispozicion: Teqja, Shkodra, Muzaka, Vujoviç, Dita, Gripshi) Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Leontios Trattou, Athinodoros Ioannou, Michael Soteriou, Avraam Tsoukas (Qipro)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.