Skënderbeu-Beshiktash 0-1/ Skënderbeu shumë i bukur edhe kur humbet

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu – Beshiktash 0-1

Çaste para fillimit të ndeshjes

Golashënues: Sosa 28′

Kartona të verdhë: Berisha 35′ /Frei 24′

Skënderbeu: Shehi, Arapi, Radas, Abazi, Ademir (Vangjeli 67′), Lilaj, Shkëmbi, Latifi (Nimaga 46′), Esquerdinha, Berisha, Olainka (Salihi 70). Trajner: M.Josa

Beshiktash: Zengin, Gulum, Kobayasi, Beck, Rhodolfo, Hutchinson, Sosa, Uysal, Frei (Tore 54′), Quaresma (Pektemek 84′), Tosun (Gomez 61′). Trajner: S.Gunes

image

Komenti i ndeshjes

Skënderbeu e ka nisur me humbje aventurën europiane teksa Sosa shënon në minutën e  28. Pjesa e parë është dominuar nga miqtë. Ndërkohë që në pjesën e dytë, pasi ka studjuar gjithcka, trajneri Josa duket se ka marrë masat e duhura me Nimangën që i jep një tjetër volum mesfushës kuqebardhë. Skënderbeu është munduar shumë, madje ka bërë një lojë shumë të mirë në mesfushë, por pa arritur të gjej rrugën e rrjetës, edhe pse Olainka dhe Berisha kanë tentuar në dy raste. Mund të themi se kaq është niveli ynë në këto sfida të niveleve të larta dhe duhet kënaqemi teksa Skënderbeu në pjesën e dytë dha shkëndia pozitive dhe të mos mendojmë sot për sot, por sot për nesër dhe kjo skuadër patjetër që do të vij në progres. Ky Skënderbe është i bukur edhe kur humbet, një skuadër që pjesën e dytë tregoj se nuk ka “lidhje” me futbollin dhe kampionatin tonë. Nuk është e lehtë të luash me atë besim ndaj Beshiktiash, po vetëm dy mbrojtës janë blerë në shifrat e 14 mln eurove dhe në futbollin e sotëm ekonomia e tregut teston dhe peshon kundërshtarin që përballet me ty. T’i shtrëngojmë duart djemëve të Josës, të cilët po na përfaqësojnë denjësisht. Nëse keni dyshime për këto që shkruajmë, përgjigjen më të mirë e jep Dinamo Zagreb, e cila fitoj ndaj Arsenalit në Champions League.

Pjesa e parëimage

Ndeshja mis e bukur, teksa nga e djathta Beshiktash ka një rast të pastër, por që me portën e boshatisur sulmuesit miq e dërgojnë topin mbi trah. Kundërpërgjigjet Skënderbeu, Olainka depërton bukur dhe ndalet nga Rodolfo. Goditje standarte rreth 30 metra në të djathtë të sulmit, provon kapiteni Shkëmbi me të majtën e tij të “hidhur”, por vetëm rrjetë e jatshme. Skënderbeu ruhet me kujdes në prapavijë dhe është mëse normale duke parë forcën e kundërshtarit të tyre. Ndërkohë që Beshiktash kërkon të sulmoj për të arritur golin e avantazhit. Olainka tepër i rrezikshëm nga e djathta, driblon dhe pason për Berishën, i cili brenda në zonë godet, por topi në vend të shkoj në drejtim të portës, përfundon në drejtim të tifozëve. Quaresma godet në dy momente, por Shehi është i vemendshëm dhe pret me siguri. Quarsesma sërish nga e majta, godet me të jashtmen, topi prek shtyllën e djathtë pingule dhe përfundon jashtë kuadratit. Një lojtar i kalibrit të portugezit s’duhet të lihet i lirë dhe duhej të markohet më më kujdes nga ana e mbrojtësve kuqebardhë. Në minutën e 28 Sosa merr një spond me kokë nga Quaresma dhe përballë Shehit brenda në zonë godet saktësisht duke kaluar turqit në avantazh. Mbase këtu gabon Abazi, i keqpozicinuar duke mos mbuluar zonën e tij. Beshiktash e ka gjetur shtegun në krahun e Abazit, dhe sërish ka një rast të pastër, por Shehi grushton një gjuajtje në hyje të zonës nga sulmuesit miq. Abazi është një lojtar me tipare offensive, aktivizimi i tij në krahun e majtë të mbrojtjes mbase ka qenë me rrezik për këtë sfidë, pasi është e vertetë se ky lojtar është aktivizuar në këtë pozicion në kampionatin shqiptarë, por Europa League është një tjetër “muzik”. Skuadra e Beshiktashit e ka studjuar mirë lojën e Skënderbeut dhe vërehet qartë një presing i menjëhershëm sapo topin e zotëron truri i skuadrës, kapiteni Shkëmbi. Hutchenson futet bukur nga e majta, godet, por jashtë.  Ndërkohë që Olainka i vetëm në majën  e sulmit korcar bënë gjithcka shumë mirë, por nuk ka mbështetjen e duhur. Për këtë arsye edhe në një moment kalon në caqet e dyluftimit duke rrezikuar karton e kuq pas një ndërhyrje ndaj Quaresmës, por arbitri i tregon vetëm kartonin e verdhë. Në shifrat 0-1 në favor të Beshiktashit është mbyllur dhe fraksioni i parë i ndeshjes.

Pjesa e dytë

Quarsma me topin në zotërim
Quarsma me topin në zotërim

Në fraksionin e dytë Mirej Josa e nis me zëvndësim duke nxjerrë nga loja Latifin për Nimangën. Sabjen Lilaj spostohet në krahun e djathtë për të qenë më i kujdesshëm në markim ndaj Quaresma. Skënderbeu është i hutuar në disa momente duke rrezikuar kur Shehi merr shumë topa pas dhe në një moment gabon, por Quaresma është i pa saktë. Sosa del i vetëm përballë Shehit dhe kërkon ta kaloj me një parrabël, por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Sirena alarmi në prapavijën kuqebardhë. Rreziku duket akoma më i madh për të pësuar golin e dytë.  Skënderbeu i afrohet shumë golit, Berisha kombinon bukur me Abazin dhe deperton nga e majta, Olainka zotëron topin pas pasimit të Berishës, por me shpinë nga porta godet me finte, topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të miqve. Në fushë hidhet edhe Gomes për Beshiktashin duke rritur ndjeshëm forcën sulmuese. Ndeshja bëhet spektakolare në minutën e 65. Skëndërbeu godet në hyrje të zonës, grushton portiere mik. Më pas kundërsulmon Beshiktash menjëherë duke goditur kuadratin me anë të Tore, por grushton Shehi. Tenton gjithcka Josa duke aktivizuar edhe Salihin, Olainka lë fushën e lojës pasi ka shpenzuar shumë energji gjatë ndeshjes. Gomes ka një rast të mirë, por edhe pse fare pran portës, në pozicion të prirët godet jashtë. Loja e Skënderbeut ka rritje në këto minuta (72’) dhe vërehen kombinime të mira në mesfush. Aktivizimi i Nimangës ka zbukuruar mesfushën, ndërkohë që Esquerdinha është spostuar në të djathtë. Skënderbeu tenton të rrezikoj, Nimanga godet mbi trah në të 80’. Korcarët kombinojnë mirë në mesfushë. Ndërsa miqtë kundërsulmojnë  për të gjetur golin që do të mbyllte sfidën. Minutat kalojnë, edhe pse përpjekjet e korcarëve janë të shumta, nuk e kanë forcën e duhur për të goditur portën kundërshtare. Berisha ka rritje në lojën e tij, mundohet shumë. Beshiktash ka një rastë të mirë shënimi, por në një aksion pas disa iniciativash nuk arrin të shënoj ku në fund është i përhershmi Sosa që godet, por jashtë. Në shtesën e ndeshjes Tore shërben bukur për Mario Gomes që godet fuqishëm brenda zone, por Shehi grushton dhe më pas njëri nga mbrojtësin largon topin dhe rrezikun nga porta e tij.

Goli i Besiktas

S'KA KOMENTE

Comments are closed.