Skënderbeu – Bylis 3-0/ Kampionët bëjnë detyrën

0
SHPËRNDAJE

Skëndebeu – Bylis 3-0

Shënues: Salihi 27′ p, Xhejms 36 72′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Arapi, Latifi, Orelesi, Abazi, Lilaj, Xhejms Salihi. Trajner: Mirel Josa

Bylis: Frashëri, Alla, Brahja, Simić, Peposhi, Muskaj, Tairi, Gava, Mbella, Hyshmeri, Varea. Trajner: Adnan Zildzovic

 

imageSuperiorja/ 

Nuk ka histori, Skënderbeu mposht lehtësisht Bylisin 3-0 në fushën e vet dhe vijon të mbetet në krye të renditjes duke udhëhequr Superioren. Ka qenë një ndeshje që u vendos shpejtë nga korçarët të cilët për asnjë çast nuk e vunë në dyshim fitoren, ndërkohë që Bylis rezistoi vetëm për 27′ minuta teksa më pas u dorëzua pa kushte. Një gol i Salihit në minutën e 27′ dhe dopieta e Xhejms në minutat 36′ dhe 72′ mjaftuan për të besuarit e Josës që tashmë mbeten në krye të renditjes me 2 pikë më shumë se ndjekësit e Partizanit. Ndërkohë Bylis mbetet në vendin e 9 me 28 pikë, duke mbetur sërish i rrezikuar.

Ndeshja fillon më mirë për Bylis që kontrollon topin, por nuk ka asnjë rast të pastë në drejtim të portës së Shehit. Ndërkohë Skënderbeu duket larg formës së tij më të mirë duke hasur vështirësi në çdo aspekt. Skuadra e Josës nuk është ajo që jemi mësuar të shohim gjithmonë, teksa i mungon freskia në sulm. Megjithatë korçarët do t’a gjenin shpejt veten teksa situatën do t’a zgjidhnin individët. Në minutën e 27′ Kristi Vangjeli fiton një penallti të çuditshme, teksa mbrojtësi korçar rrëzohet në zonë por duke mbajtur fanellën e Hyshmerit.

Arbitri akordon penallti dhe është Hamdi Salihi e kthen në gol. 1-0 dhe Skënderbeu çlirohet nga presioni, por pjesa e parë nuk do të mbyllej me kaq. Në minutën 36′ “bomberi” shkodran jep një pasim për Xhejms brënda zonës i cili mposht me lehtësi Xhejmsin duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 2-0, duke mbyllur praktikisht edhe ndeshjen.

Pjesa e dytë nis më e qetë, por me Skënderbeun që vihet në kontroll të lojës duke qenë më i qetë las avantazhit të dy golave. Bylis e ka të vështirë të shohë drejt portës së Shehit, por edhe në ato pak raste që krijon nuk e shqetësojnë sa duhet gardianin e korçarëve. Korçarët vihen totalisht në kontrollin e lojës duke krijuar disa raste të tjera shënimi, por duke qenë të pasaktë edhe këta të fundit para Stivi Frashërit.

Duhej të vinte minuta e 72′ që të shënohej edhe goli i tretë. Tairi i Bylis jep një pasim gabim mbrapa duke bërë që Xhejms të dalë i vetëm përballër portierit ballshiot duke mos e patur të vështirë për të shënuar. 3-0 dhe ndeshja praktikisht mbyllet, teksa Skënderbeu tregon se është rikthyer të fitojë edhe bindshëm, teksa vijon kryesimin duke pritur ndeshjet e rradhës i qetë duke parë që në mesjavë rivalët e Partizanit do të luajnë në derbin ndaj Tiranës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.