Skënderbeu/ Daja ironi me tifozët: E fus Xhejmsin se e kam çun daje

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ilir Daja është nga ata që nuk i pëlqen t’i ndërhyjnë. Punën e tij si trajner e sheh të “shenjtë” dhe vendimet kërkon që t’i marrë gjithmonë vetë, sigurisht duke u konsultuar me stafin e tij.

Kohët e fundit, tifozët e ngacmojnë shpesh sidomos për nigerian Xhejms Adenij, i cili po luan në krahun e majtë të sulmit. Për të ka pasur goxha raste për gol, por nuk ka mundur të finalizojë.

Daja e sheh si profesionist paraqitjen e Xhejms, ndërkohë që në sfidën me Vllazninë një tifoz nuk ka ngurruar të ngacmojë, duke i thënë teknikut nga tribuna: “Po hiqe atë Xhejms, apo e ke njeriun tënd?!”.

E menjëhershme përgjigja e Dajës, që me batutë ia kthen: “Nuk dua ta heq, e kam çun daje”.

Xhejms Adenyi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.