Skënderbeu dhe Partizani bëjnë “paqe”

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja më e rëndësishme e Superligës në mes të Skënderbeut dhe Partizanit është më e rëndësishmja për fatet e kampionatit.

Tifozeria ka një rol kyç dhe për shkak të këtyre të fundit klubet kanë arritur kompromisin.

Partizani ka njoftuar se në bashkëpunimin me drejtuesit e Skënderbeut kanë arritur të mundësojnë një sasi prej më shumë se 300 Biletash për tifozerinë e kuqe.

Skenderbeu-Partizani

“Drejtuesit korçar janë shprehur të gatshëm për të mirpritur një numër të konsiderueshëm tifozësh nga kryeqyteti, të cilët do të akomodohen në sektorin e Tribunës E të stadiumit “Skënderbeu”. Ndërkohë klubi Partizani pas takimeve me përfaqësues të tifozerisë së kuqe del garant për të shmangur çdo incident të mundshëm duke përfocuar faktin se takimi i së premtes do të jetë një festë e vërtet sportive kjo falë edhe prezencës masive të dy tifozerive në stadium. Në një tjetër njoftim klubi do t’ju bëjë të ditur edhe ku mund të siguroni biletat e ndeshjes Skënderbeu – Partizani”, shkruan faqja e klubit të kuq në “Facebook”. 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.