Skënderbeu – Dinamo Z., fakte që nuk i dini mbi duelin e Champions

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu bëri realitet arritjen historike të “play-off”-it të Champions League. Korçarët e kanë të garantuar që do të jenë klubi i parë i vendit tonë që merr pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të UEFA-s, pavarësisht sesi do të shkojë me Dinamon e Zagrebit. Kroatët “kanw nw dorw” se ku do të përfundojë korçarët, në grupet e Champions, apo në ato të Europa League. Ndërkohë, UEFA.com ka publikuar disa fakte e kuriozitete në lidhje me këtë përplasje ballkanike, që do të zhvillohet për herë të parë nëpër kompeticionet europiane.

ske– Kjo është sfida e parë e Skënderbeut me një kundërshtar kroat. Për më tepër, klubet e Shqipërisë e Kroacisë nuk janë ndeshur kurrë në një nivel të tillë ndërkombëtar. Gjithsesi, fakt kurioz është që ekipet shqiptare janë të pathyera në 5 duelet e fundit me kundërshtarë kroatë, me 4 fitore e 1 barazim.

– Në 12 precedentët midis klubeve shqiptare dhe kroate në kompeticionet e UEFA-s, Dinamo e Zagrebit ka një bilanc pozitiv prej 6 fitoresh ndaj skuadrave shqiptare e 2 barazimesh, ndërsa 4 fitore u takojnë ekipeve tona.

– Duke u kufizuar vetëm në ndeshjet e Champions League, Skënderbeu ka treguar forcën e tij në fushën e vet, ku është i pathyer në 7 sfida të luajtura së fundi, me 6 fitore e 1 barazim.

– Dinamo e Zagrebit është e pathyer në 4 ndeshje të këtij edicioni të kompeticionit më prestigjoz europian. Vetëm se regjistron 3 barazime, plus edhe 1 fitore.

– Mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radas ka dalë nga akademia e Dinamos. Megjithatë s’ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë.

– Edhe lojtarë të tjerë të Skënderbeut kanë përvoja në futbollin kroat, si kapiteni Bledi Shkëbi (te Rijeka 2002-2004), Sabien Lilaj (te Lokomotiva Zagreb në 2011–12), Arbër Abilaliaj (te Inter Zapreshiç në 2010–12) dhe bullgari Ventsislav Hristov (te Rijeka në 2014–15).

-Dinamo e Zagrebit nuk ka në radhët e saj vetëm talentin 18-vjeçar nga Pogradeci, Endri Çekiçi. Një folës i gjuhës shqipe në skuadrën kroate është edhe mesfushori Arjan Ademi, i lindur në Kroaci, por që ka zgjedhur të luajë me Maqedoninë në rang Kombëtaresh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.