Skënderbeu, disa titullarë që u afruan me bujë rrezikojnë të ulen në stol

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15107363_1178957635475289_3987893048559398223_nNuk do të ketë më falje, madje që në ndeshjen e radhës ndaj Korabit pritet që trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli të sjellë disa ndryshime të rëndësishme në fushën e lojës.

Skënderbeu nuk po kalon një situatë të mirë, teksa skuadra është nën presion për t’u rikthyer te rezultatet pozitive dhe disa prej tyre rrezikojnë të “ngrohin” stolin. Emrat më të rrezikuar që të ulen në stol këtë javë janë Orelesi, Adeniyi, Fukui dhe Serginho.

Tekniku pritet të përdorë forma të ndryshme për t’i bërë ata të vihen në lëvizje, dhe njëra prej tyre është pikërisht stoli. Është e sigurt që siç hodhi Zekën një javë më parë në fushë, Agostinelli këtë javë mund të hedhë në fushë edhe emra të tjerë që nuk kanë luajtur deri më tani.

Siç bëjnë me dije burime të sigurta të minuta90.com, sulmuesi i talentuar, Ardit Hoxhaj, në ndeshjen e radhës ndaj Korabit pritet që të jetë nga minuta e parë, ku pritet të plotësojë dyshen e sulmit me shkodranin Salihi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.