Skënderbeu, ditë rinovimesh tek bardhekuqtë

0
SHPËRNDAJE

Ardjan Takaj,mSabjen Lilaj dhe Haris Fakic në momentin e firmës
Ardjan Takaj, Sabjen Lilaj dhe Haris Fakic në momentin e firmës

Superiorja/ Lajme të mira vijnë për ekipin e Skënderbeut pas fitores së arritur ditën e sotme në fushën e Laçit. Në kampin bardhekuq po vazhdohet tradita që lojtarët e saj cilësorë të mos largohen me parametra zero dhe për këtë arsye orët e fundit kanë ardhur edhe 2 rinovime tek korçarët. Ata që kanë firmosur kontratat e reja janë Sabjen Lilaj dhe Bruno Lulaj. Mesfushori korçar ka qenë një nga lojtarët kryesorë të kësaj skuadra dhe drejtuesit me të drejtë i kanë ofruar nje zgjatje kontrate për të mos u privuar nga shërbimet e tij.

Ardjan Takaj, Bruno Lulaj dhe Haris Fakic gjatë firmës
Ardjan Takaj, Bruno Lulaj dhe Haris Fakic gjatë firmës

Ndërkohë mbrojtësi Lulaj shihet si një lojtar i së ardhmes falë moshës së tij të re dhe kontrata për të ka qenë pak më afatgjatë. Mesfushori Lilaj do vazhdojë bardhekuq edhe për dy vite e gjysëm ndërkohë që mbrojtësi Lulaj ka rinovuar 3.5 vite me kampionët! Të dy lojtarët kanë firmosur kontratat në praninë e presidentit Ardjan Takaj dhe menaxheri Haris Fakic.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.