Skënderbeu do dërgojë në FIFA çeshtjen “Olainka”

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Duket se durimit të ekipit të Skënderbeut në pritjen e Olainkës i ka ardhur fundi. Drejtuesit korçarë duken të lodhur nga mashtrimet dhe pritjet e gjata për sulmuesin nigerian, që nuk dihet ku ndodhet momentalisht. Për këtë arsye, klubi bardhekuq ka vendosur që t’a dërgojë çeshtjen në Fifa. Duke parë që Olainka ka ende dy vite kontratë më Skënderbeun, këta te fundit kanë vendosur një afat te fundit për ardhjen e lojtarit. Në Korçë do të presin edhe disa javë për ardhjen e lojtarit, në rast se nuk paraqitet, çështja më pas do të shkojë ne Fifa.

Skënderbeu do të zhvillojë ditën e sotme edhe një ndeshje miqësore në Austri. Kampionët e Shqipërise do të përballen me ekipin që këtë sezon ra nga Bundesligë, Branschweing në orën 19:00

S'KA KOMENTE

Comments are closed.