Skënderbeu, “dorën e fundit” para duelit në “Maksimir”

0
SHPËRNDAJE

skend1Skënderbeu ka mbërritur rreth mesditës në Zagreb, aty ku është akomoduar në Hotel “Sheraton”. Në orën 19:00, bardhekuqtë kanë pasur kontaktin e parë me fushën e stadiumit “Maksimir”, ku kanë zhvilluar seancë e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme me D.Zagreb.
skend2Ekipi korçar ka kryeer gjithçka me sukses, teksa mungesa e vetme, është konfirmuar Hamdi Salihi i cili perfundimisht është larguar drejt Izraelit, sipas asaj që ka bërë të ditur zyrtarisht edhe klubi në faqen e vet në Facebook. Me skuadrën në Kroaci është stërvitur edhe Olayinka, megjithatë nigeriani nuk pritet të aktivizohet nga minuta e parë. Vetë trajneri Josa ka deklaruar se është e paimagjinueshme që, pas disa muajve mungesë, të futet menjëherë në formacion. “Ai nuk është as Maradona, as Mesi”, ka prerë shkurt tekniku.

skend3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.