Skënderbeu, “doreza te reja” për portën bardhekuq

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skënderbeu nuk ndalet në merkato, edhe pse vëmëndjen tashmë e ka të përqëndruar në kupat e Europës. Drejtuesit bardhekuq kanë zyrtarizuar afrimin e portierit shqiptar nga Kosova, Denis Troshupa. Portieri nga Kosova cilësohet si një nga talentet e portës, dhe duket se korçarët nuk kanë ngurruar t’a afrojnë në ekip. Menjëherë tifozët nuk kanë ngurruar t’a cilësojnë portierin e ri si pasardhësin e Orges Shehit. Troshupa sezonin e fundit ka qënë pjesë e ekipit të Hajvalisë, ku zhvilloi një paraqitje të mirë. 21 vjeçari është kthyer në Kosovë pikërisht para një viti nga Polonia, ku aktivizohej me ekipin e Ruch Ryki.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.