Skënderbeu, drejtuesit “presion” lojtarëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14917307_1171465249557861_2464984936412930076_o

Situata këtë sezon tek Skënderbeu duket vërtetë kaotike. Nga lajmi për shkarkimin e trajnerin Agostinelli, e deri tek loja jo e mirë që po bëjnë lojtarët korçarë në fushën e lojës.

Ndeshja ndaj Flamurtarit, por edhe ato paraardhëse tregon qartë se lojtarët e Skënderbeut nuk janë ata të viteve të fundit në fushën e lojës, ku duket qartë një handikap i madh nga një sezon më parë.

Padyshim që faji për këtë gjë bie mbi të gjithë, por edhe drejtuesit korçarë kanë menduar të marrin masa për të motivuar lojtarët, ose të paktën për t’i shkundur ata.

Aktivizimi i Agim Zekës ka qenë një gjë e bërë nga stafi drejtues. Presidenti Takaj dhe drejtori Fakiç kanë udhëzuar trajnerin Agostinelli të aktivizojë talentin e ri të së ardhmes, teksa me këtë gjë atë duan t’i tregojnë lojtarëve të tjerë se nuk ka të paprekshëm në ekip dhe t’i bëjnë ata të reflektojnë mbi ecurinë në pesë javët e fundit.

I riu Zeka pritet të aktivizohet edhe në ndeshjen e radhës ndaj Korabit, ku pritet të qëndrojë sërish në stol sulmuesi Masato Fukui. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.