Skënderbeu e ka gjetur çelësin e fitores

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13083298_1694692120786903_1869217003437757985_n

Skuadra e Skënderbeut po përgatitet për ndeshjen e rradhës ndaj Bylisit. Korcarët në letër duken favotir, por historia e Tërbunit ka bërë që cdo ekip tani të vlerësohet 200%. Shto këtu edhe afrimin në distancë me vetëm 2 pikë të Partizanit në garën për titullin kampion dhe në Korcë të gjithë janë të vëmendshëm.

Mesfushori Progni do të jetë mungesa e vetme pas numrit 3 të kartonëve të verdhë. Ndërsa trajneri Josa pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë ndaj Lacit, ka urdhëruar një heshtje për shtyp, e cila do të vazhdoj edhe gjatë kësaj jave. Duket se korcarët janë pak supersticioz dhe e kanë gjetur në një far mënyre “celësin” e suksesit me anë të heshtjes. Por sigurisht që të fitojnë sfidën ndaj ballshiotëve duhet të djerësitin dhe ta meritojnë në fushën e blertë.

                                                                                   

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.