Skënderbeu e nis me fitore, Kukësi zbret me këmbë në tokë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/

Skënderbeu-Kukësi 1-0
Shënues: Hristov 54′

image
Ditë feste në Korçë pasi Skënderbeu luan ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi, pavarësisht se në kalendar është e dyta. Korçarët kanë pritur Kukësin në një ndeshje midis kampionëve dhe nënkampionëve të Superligës. Disi i vështirë fillimi i sezonit për Skënderbeun pasi luan një sfidë midis rivalësh për kampion qysh në fillim. Ekipi kampion ka arritur të marrë fitoren e parë në po kaq ndeshje të luajtura, duke e nisur kështu me këmbë të mbarë këtë sezon. Ka mjaftuar një gol i sulmuesit bullgar Ventsislav Hristov për t’i dhëne tre pikët e para skuadrës së tij. Ndërsa Kukësi pas asaj fitoreje në javën e parë, duhet që të shohë se çfarë mund të rregullojë ende në ekip pas kësaj humbjeje.

Korçarët e kanë nisur mjaft mirë takimin, teksa duket qartë se kush janë kampionët në fushën e lojës. Me kalimin e minutave ndeshja bëhet mjaft e bukur dhe ekipi i Skënderbeut ka disa raste për shënim, por ato nuk arrihen të shfrytëzohen si duhet nga sulmuesit bardhekuq. Në minutën e 8′ Berisha ka patur një shans të artë por nuk ka arritur dot të shënojë i vetëm përballë portierit kundërshtar. Edhe Kukesi nuk qëndron indiferent teksa mundohet të shtyjë përpara por e ka disi të vështirë përballë një skuadre të mirë organizuar. Ekipi verilindor do të kishte disa raste sporadike, por pa e vënë asnjëherë në rrezik serioz portierin korçar. Pavarësisht dëshirës dhe rasteve të shumta të Skënderbeut, pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta te paprekura. Të dyja ekipet dhuruan një 45 minutësh mjaft të bukur në Korçë, duke risjellë edhe njëherë emocionet e mëdha të ndeshjeve të Superligës.
image
Fraksioni i dytë i lojës nis pothuajse si i pari. Skënderbeu është më ngulmues se kuksianët në minutat e para, dhe pikërisht nga kjo gjë goli nuk do të vononte. Në minutën e 54′ zhbllokohen shifrat dhe janë korçarët ata që shënojnë. Është sulmuesi aq i kritikuar nga të gjithë, Ventsislav Hristov që pasi merr një top e dërgon atë në rrjetë duke e kaluar kështu ekipin e Mirel Josës në avantazh. Pas shumë kritikave nga disa media sulmuesi bullgar ka vendosur të flasë në fushë me gjuhën që ai di të flasë më mirë, atë të golave. Skënderbeu është në avantazh dhe ky është një sinjal që ndeshja do të jete akoma më e bukur se deri tani. Skuadrat vazhdojne të luftojnë sërisht fort, por nga të dyja palët rastet e krijuara nuk shfrytëzohen ashtu siç duhet. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, dhe Skënderbeu merr një fitore mjaft të rëndësishme përballë një rivali direkt për titull, ndërsa Kukësi “zbehet” pas asaj paraqitje të mirë që zhvilloj në javën e parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.