Skënderbeu është gati për Milsamin

0
SHPËRNDAJE

skenderbeu stervitje

 

Skënderbeu është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Elbasanit në prag të ndeshjes kundër Milsamit që do të zhvillohet në kuadër të Champions League. Në orën 18:00 të ditës së sotme korçarët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e kthimit. Në kampin korçar mbizotëron frymë optimizmi dhe të gjithë janë të bindur për kualifikimin në turin tjetër, kjo edhe nga siguria që i jep rezultati i ndeshjes së parë. Skënderbeu në këtë ndeshjet i duhet të bëjë pa Latifin e Osmanin të dëmtuar dhe Arapin të skualifikuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.