Skënderbeu fiton lehtësisht miqësoren me Pogradecin

0
SHPËRNDAJE

Pogradeci – Skënderbeu 0-2

Shënues: Progni 14′, Plaku 29′

imageMiqësore/ Skënderbeu ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për të zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Pogradecit. Takimi i luajtur në “Gjorgji Kyçyky” përfundoi 0-2 në favorin e bardhkuqve të cilët treguan një nivel të mirë ndaj fqinjëve liqenorë. Golat e takimit u shënuan që të dy në pjesën e parë teksa Progani hapi serinë e tyre në minutën e 14′ duke i dërguar shifrat në 0-1. imageNuk do të kalonin shumë minuta teksa në të 29′-ën Sebino Plaku do të gjente edhe golin e dytë për Skënderbeun që tregoi edhe njëherë potencialin e saj edhe pse në një ndeshje miqësore. Ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës trajneri Josa kreu shumë zëvëndësime duke hedhur në fushë thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Pavarësisht lojës me nivel të lartë, rezultati nuk do të ndryshonte duke bërë që ndeshja të mbyllej me shifrat 0-2.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.