Skënderbeu – Flamurtari 5-1/ Shkëlqen Salihi, “shkërrmoqen” vlonjatët

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu – Flamurtari 5-1

Shënues: Radas 12′, Salihi 57′ 59′ 91′, Xhejms 75′ / Lushtaku 38′ (11-m)

Skënderbeu: Shehi, Radas, Jashanica, Arapi, Abazi, Lilaj, Orelesi, Progni, Latifi, Xhejms, Salihi, Trajner: Mirel Josa

Flamurtari: Lika, Idrizaj, Lacoste, Krasniqi, Çerkini, Curri, Nicolini, Lushtaku, Da Silva, Hoxha, Alvesh. Trajner: Zekeria Ramadani

Gjyqtar: R. Sadiku


 

Linku i ndeshjes

Super Sport 4

http://streamking.cc/player?channel=supersport4


Superiorja/ Skënderbeu nuk di të ndalet teksa arrin të marrë një tjetër fitore me goleadë në fushën e saj. Kampionët shpartalluan 5-1 Flamurtarin në një ndeshje pa shumë histori ku golat e Radas, Xhejms dhe tripleta e Salihit mjaftuan që ekipi i Josës të marrë 3 pikët e rradhës në kampionat. Ndërkohë Flamurtari ishte një ekip busull teksa nuk arriti dot të bëjë rezistencë teksa goli i Lushtakut që i dha barazimin e përkohshëm vlonjatëve, vlejti sa për statistikë.

Skenderbeu e ka filluar menjëherë në sulm ndeshjen ndaj Flamurtarit duke treguar supermacinë që kjo skuadër ka në fushën e lojës. Ekipi i Josës nuk kërkon të ketë surpriza në këtë ndeshje dhe kërkon t’a zgjidhë sa më shpejtë takimin. Ndërkohë miqtë nga Vlora vetëm mbrohen duke qëndruar më së shumti në gjysëmfushën e tyre. Pavarësisht kësaj, goli i vendasve nuk do të vononte. Në minutën e 12′-të është Marko Radas ai që do t’i japë avantazhin të tijve. Kroati ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi nga afro 25 metra duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0 dhe korçarët janë më të çliruar, ndërkohë që Flamurtari duhet të mendojë si të reagojë. Me kalimin e minutave janë sërish vendasit që tentojnë golin, por goditja e Jashanicës me kokë pritet nga Lika në minutën e 18′-të. Skënderbeu vazhdon të mbetet në sulm dhe për pak do të mund të gjente edhe golin e dytë, por goditja e Xhejms pas krosimit nga Radas do të grushtohej sërish mjaft mirë nga Lika.

imageTeksa po mendohej se çdo gjë do të ishte akoma më e thjesht për korçarët, në minutën e 38′ vjen edhe një moment që ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Jashanica prek topin me dorë brënda zonës dhe arbitri akordon 11 metërsh. Ai që merr përsipër këtë penallti është Lushtaku i cili godet saktë duke mposhtur portierin Shehi dhe duke barazuar shifrat në 1-1. Ndeshja rifillon sërish nga e para dhe Skënderbeu hidhet i tëri në sulm. Në minutën e 45′ Salihi do të dilte i vetëm përballë Ilion Likës, dhe sërish portieri kuqezi bëhet shpëtimtar duke i mohuar golin shkodranit. Gjithashtu edhe Xhejms do të kishte një shans të artë në sekondat e fundit të lojës, por sërish nuk arriti dot të gjejë rrugën e rrjetës duke bërë që pjesa e parë të mbyllej e barabartë.

Fraksioni i dytë i lojës nis vrullshëm nga ana e Skënderbeut që nuk pajtohet kurrsesi me rezultatin e pjesës së parë. Pas shumë rasteve të shpërdoruara, bardhekuqtë e Josës do të korigjonin shënjestrën e tyre. Shumë shpejtë, në minutën e 57′ të ndeshjes Hamdi Salihi do të dërgonte sërish në avantazh Skënderbeun. “Bomberi” shkodran nuk fal më ashtu si në pjesën e parë dhe arrin t’a dërgojë topin në rrjetë. 2-1, por korçarët nuk u mjaftuan me kaq. Vetëm dy minuta më pas, pikërisht në minutën e 59′ është sërish Salihi që do bëhet protagonist. Skënderbeu fiton një 11 metërsh dhe përsipër e merr pikërisht shkodrani i cili nuk gaboj duke plotësuar dopietën personale dhe duke i dërguar shifrat në 3-1. imageNdeshja duket praktikisht e mbyllur. Flamurtari duket i dorëzuar dhe e ka mjaft të vështirë të reagojë dhe i duhet të përballet me furinë e vendasve. Në minutën e 75′ do të vinte një tjetër gol, por këtë rradhë është Xhejms që shënon. Nigeriani i kampionëve bëhet protagonist në goleadën e ekipit të tij teksa ishte autori i golit që dërgoi shifrat në 4-1. Por korçarët nuk të kënaqeshin me kaq pasi Hamdi Salihi do të plotësonte tripletën e tij në minutat shtesë duke mposhtur sërish portierin Ilion Lika. 5-1 dhe ka festë tek Skënderbeu. Me këtë fitore skuadra e Skënderbeut vazhdon kryesimin me 63 pikë, ndërkohë Flamurtari mbetet vetëm 1 pikë larg Bylisit që mban vendin e parafundit në renditje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.