Skënderbeu frikë nga kartonat për 4 futbollistë

0
SHPËRNDAJE


Skënderbeu ka 2 supersfida të njëpasnjëshme ndaj Kukësit dhe Partizanit por përveç vështirësisë së tyre shtohet edhe problemi i kartonave.
Liridon Latifi, Bajram Jashanica, Serxhio dhe Bakari Nimaga janë lojtarët e Skënderbeut që rrezikojnë të mos luajnë ndaj Partizanit nëse ndëshkohen ndaj Kukësit.

Të katër lojtarët e skuadrës korçare janë në limit të kartonëve të verdhë dhe nëse dikush prej tyre do të ndëshkohet në sfidën e së dielës në “Zeqir Ymeri”, atëherë do të penalizoheshin për takimin kundër të kuqve në sfidën e fundit të fazës së dytë.

Edhe pse Skënderbeu e ka mendjen te ndeshja ndaj Kukësit, për Latifin, Jashanicën, Serxhio dhe Nimagën, stafi teknik ka dhënë këshilla për të qenë sa më të qetë ndaj verilindorëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.