Skënderbeu “fshin” Cetkovic

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ekipi i Laçit
Ekipi i Laçit

Deklarata e Skënderbeut ka shuar aludimet për afrimin e sulmuesit të Lacit Marko Cetkovic. Me anë të një deklarate në klubin zyrtar kampionët e Shqipërisë kanë hedhur poshtë spekulimet për afrimin e tij.


 

Deklarata e Skenderbeut

Klub Futboll Skëndërbeu hedh poshtë çdo lajm në lidhje me merkaton verore që do të realizojë klubi ynë. E mirëkuptojmë median e cila në prag të fundit të këtij sezoni, e cila kërkon të mbushë faqet e gazetave dhe rubrikat e televizioneve, por e vërteta absolute është që të gjithë komponentët bardhekuq po mendojnë për realizimin e objektivit që është titulli kampion. Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në një të përdishme sportive, bëjmë më dijë që nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë kontakt për lojtarin e Klub Futboll “Laçi”, Marko Cetkoviç. As klubit, as lojtari e as ndonjë person i afërt i tij apo menaxher nuk është kontaktuar nga ana e klubit tonë për ta bërë lojtarin pjesë të Skëndërbeut.

Respektojmë vlerat e çdo skuadre dhe futbollisti të kampionatit shqiptar, por “goditja” e të përditshmes nuk ka qënë aspak e goditur këtë rradhë. Synimi ynë janë promovimi i futbollistëve të rinj dhe shitja e tyre në arenën ndërkombëtare, mirwpo aktualisht e gjithë vemendja është përqëndruar në kampionat dhe si fillim duhet të fitojmë takimin me Bylisin që zhvillojmë nesër në Korçë.

Zyra për shtyp

S'KA KOMENTE

Comments are closed.