Skënderbeu gati për Laçin, Josa do jetë në pankinë

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Skënderbeut ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për ndeshjen e kthimit të kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Në mungesë të trajnerit Mirel Josa, seanca e fundit stërvitore është drejtuar nga asistenti Arben Asllani, përgatitësi atletik Iris Selimi dhe trajneri i portjerëve Ilir Bozhiqi. Për tu theksuar është se trajneri Mirel Josa do të udhëtojë nesër drejt Korçës dhe do jetë në krye të ekipit për ndeshjen gjysëmfinale. imageHamdi Salihi nuk do e nisë si titullar edhe nesër.Shkodrani pavarësisht se ka kaluar plotësisht dëmtimin nuk është ende gati për të luajtur 90′ minuta dhe preferohet ta nisë nga stoli edhe ndaj Laçit.Përveç bomberit Shkodran në dispozicion të Josës do të jetë i gjithë grupi i lojtarëve. Pavarësht humbjes befasuese me Tërbunin, lojtarët dhe stafi janë të bindur për arritjen e objektivave në kupë dhe kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.