Skënderbeu/ Gavazaj jashtë, Osmani në pikëpyetje

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja/ Skënderbeu do të luajë nesër me skuadrën e Flamurtari në Korçë, ndërkohë që trajneri Daja ende nuk e ka përcaktuar formacionin për ndeshjen me vlonjatët, kjo për shkak të dy dilemave që ka.

Njëra lidhet me Tefik Osmanin, i cili vjet u pezullua nga Komisioni i Disiplinës me 8 ndeshje, ndërkohë që deri më tani ka shlyer tre prej ndeshjeve, pasi ka munguar në finalen e Kupën, në ndeshjen e fundit të kampionatit me Partizanin dhe në sfidën e Kupës së Shqipërisë të mërkurën ndaj Mamurrasit.

Aktualisht ka edhe pesë ndeshje për të shlyer, por kohë më parë është raportuar se Apeli ia ka ulur dënimin në katër ndeshje, çka ia lejon Skënderbeut të paguajë dënimin për ndeshjen e mbetur dhe të luajë ndaj Flamurtarit. Në Korçë presin njoftimin nga Federata.

Së fundmi ka pasur edhe një problem dëmtimi, pasi mesfushori Enis Gavazaj ka pësuar një dëmtim dhe mundësitë janë të pakta që të jetë gati për ndeshjen e nesërme shkruan Sport Ekspres, ndaj trajneri Daja po mendon për zëvendësuesin e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU