Skënderbeu/ Gavazaj: Tifozët do të na japin një dorë të kalojmë më tej

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Europa League/ Skënderbeu i ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Mlada Boleslav në stadiumin e vet, në qytetin e Korçës. Trajneri Ilir Daja do të ketë tashmë edhe dy lojtarët që munguan në Çeki, Lilaj dhe Xhejms. Ai që ran ë sy në ndeshjen e parë, të enjten e kaluar, edhe pse e nisi nga stoli, ishte Enis Gavazaj. Inkuadrimi i tij në lojë i dha tjetër impuls skuadrës së Skënderbeut, sidomos në krahun e djathtë. Kësisoji, tifozët kanë kërkuar përmes rrjeteve sociale që futbollisti kosovar të jetë titullar në kthim. Vetë Gavazaj do të nënvizonte:

“Të gjitha ndeshjet europiane janë të vështira, por besoj se me punë, seriozitet dhe angazhim maksimal do arrijmë të kalojmë në “play-off”. Fakti që do të luajmë në Elbasan nuk përbën problem, pasi besoj së tifozët do të jenë sërish në lartësinë e duhur, do ta mbushin stadiumin dhe do të na japin një dorë për kalimin më tej”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU