Skënderbeu, Hamdi Salihi i gatshëm për Beshiktash

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi i Skënderbeut ka marrë një lajm mjaft të mirë vetëm pak ditë përpara sfidës me ekipin e Beshiktash. Në skuadrën korçare është rikthyer të stërvitet edhe sulmuesi Hamdi Salihi, i cili u dëmtua të mërkurën e kaluar në ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu. Në fillim u mendua për një dëmtim të rëndë, por sulmuesi e ka lënë pas krahëve atë duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të ditës së hënë.

Hamdi Salihi duke festuar një gol
Hamdi Salihi duke festuar një gol

Duket se fizioterapistja serbe, Marjana Kovacevic, ka bërë një mrekulli, teksa e ka riaftësuar Salihin brënda vetëm tre seancash duke bërë që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Josa kundër Beshiktash. Hamdi Salihi ka qënë njeriu që me golat e tij i dha të drejtën ekipit të Skënderbeut të jetë pjesë e Europa League, dhe nuk mund të mungonte në ndeshjet e grupit të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.