Skënderbeu heroik kualifikohet në “Play-OFF”, portieri Orges Shehi “çmend” çekët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu është kualifikuar për në fazën “Play-OFF” të Europa League. Plot 210 minuta lojë dhe 8 penallti të goditura u deshën në dy përballjet e turit të tretë me Mlada Boleslav për të kaluar më tej.

Pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1, sot Skënderbeu arriti të fitonte po me të njëjtin rezultat në stadiumin “Elbasan Arena”. Janos kaloi Mladën në avantazh në minutën e 18′, por Lilaj barazoi shifrat në minutën e 55-të me penallti. Sulmuesi Sebino Plaku shënoi golin e përmbysjes në minutën e 83-të duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

30 minutat e shtesës nuk prodhuan asnjë gol dhe skuadrat u drejtuan penalltive. Korçarët u treguan të saktë duke shënuar 4 penallti, ndërsa çekët gabuan në 2 nga 4 tentativa, me Rada që goditi traversën dhe sulmuesin Mebrahtu që u ndal nga gardiani Orges Shehi.

Skënderbeu do të mësojë në shortin e nesërm në orën 13:00 në Nion të Zvicrës kundërshtarin e radhës. /minuta90.com/

Skënderbeu-Mlada Boleslav 2-1

Golat: Lilaj (pen) 55’, Plaku 83’ / Janos 18’

Penalltitë (4-2): Shehi, Latifi, Muzaka, Lilaj / Mares

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Nimaga, Osmani (Plaku 80’), Lilaj, Gavazaj (Muzaka 74’), Latifi, Adeniyi (Shkodra 68’) (në dispozicion: Teqja, Dita, Taku, Gripshi) Tr: Ilir Daja

Mlada Boleslav (4-4-2): Divis, Pauschek, Douglas, Stronati, Fleisman, Prikryl, Janos (Magera 111’), Rada, Fabian (Mares 71’), Komlichenko (Mebrahtu 60’), Matejovsky (në dispozicion: Vejmola, Çmovs, Levin, Takaçs) Tr: Dusan Uhrin

Gjyqtarë: Serhiy Boiko, Viktor Matyash, Volodymyr Vysotskyi, Ivan Bondar

Kartonë të verdhë: Vangjeli 12’ / Mares 74’, Prikryl 81’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU