Skënderbeu, heshtja ndonjëherë është flori

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skenderbeu-LaciThonë se heshtja nuk është gjithnjë flori, por në rastin e Skënderbeut, pas fiaskos së Kupës së Shqipërisë ku u pa qartë mungesa e dëshirës për kualifikimin nga kuqebardhët, do të ishte më mirë heshtja për të kaluar gjithcka.

Në Panorama Sport, presidenti Ardjan Takaj kërkon të arsyetohet, madje mbrohet edhe me fitoren ndaj Sporting të Lisbonës në Elbasan Arena, por “harron” se edhe në grupet e Europa League, disa ndeshje të Skënderbeut mbetën të dyshimta nga kompani të ndryshme që hetojnë bastet on-line.

Gjithsesi, nuk është detyrë e web-it tonë të hetojë këto ndeshje, as të paragjykojë klubin korcar, por cka u pa në fushë ndaj Lacit në ndeshjet e Kupës, më mirë të mos përflitet më gjatë.

ske-laciDo të ishte e udhës që ky takim të mos komentohej më kot. Skënderbeu e di mjaft mirë se Laci është faktor i rëndësishëm në fitimin e kampionatit. Xhejms ndryshoi flirtin midis ekipeve, nga Laci – Partizani në Laci – Skënderbeu, më saktë u kthye një aleancë e vjetër midis Lacit dhe Skënderbeut.

Kush e njeh sadopak futbollin dhe kampionatin tonë e di mjaft mirë cfarë ndodhi në dy ndeshjet e Kupës me c’ka u pa në fushë dhe cfarë do të ndodhë tashmë në ndeshjen e kampionatit midis Lacit dhe Skënderbeut.

Për respekt të lexuesve tanë, për respekt të punës sonë, pa dashur të sulmojmë asnjë ekip, është mirë që gjithnjë të bazohemi në realitet, fundja nga e vërteta nuk të gjen asnjëherë asgjë…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.