Skënderbeu historik, shkruan lavdinë me gërma të arta (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Skënderbeu i’a del të fitojë, dhe arrin futet në histori si i vetmi ekip shqiptar që ka arritur të shkojë kaq larg në kupat e Europës. Bardhekuqtë ndodhen shumë afër kualifikimit në grupet e Champions League, teksa kalimin në grupet e Europa League tashmë e kanë të sigurtë. Korçarët në sezonin e ri që po afron do të jetë ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë në kupat e Europës, ku në rastin më të keq do të jetë në Europa League. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa arriti të mposhtë sërisht ekipin moldav të Milsami Orhei me të njëjtin rezultat, 2-0.
image
Ishte sërisht Hamdi Salihi njeriu gol i korçarëve, i cili hapi rrugën e rrjetës shumë shpejt në këtë takim. Pas dopietës në Moldavi, Salihi shënon edhe golin e pestë në këto eliminatore të Champions League duke çuar peshë të gjithë tifozët e pranishëm në “Elbasan Arena”. Skuadra e Milsamit e ka patur mjaft të vështirë përballë një Skënderbeu mjaft kompakt, që nuk i la shumë hapësira, duke u dorëzuar qysh në pjesën e parë. Teksa në pjesën e dytë Skënderbeu hidhet sërisht në sulm për të gjetur golin e dytë dhe atë të qetësisë.
image
Goli nuk do të vononte, pasi Progni do të dyfishonte shifrat në minutën e 55′. Pasi merr një top, mesfushori i bardhekuq del i vetëm përballë portierit kundështar, ku nuk e ka të vështirë të shënojë. Goli i vë vulën këtij takimi, teksa skuadra korçare do të tentonte të shënonte akoma më shumë, por lojtarët e saj nuk u treguan të saktë përpara portës. Një kualifikim historik ky i Skënderbeut, që ngre lartë në Europë jo vetëm emrin e skuadrës apo Shqipërisë, por edhe atë të Heroit tonë Kombëtar. Kundërshtarin e rradhës në play-off, ekipi bardhekuq do t’a mësojë ditën e premte pas shortit që do të hidhet në Nion të Zvicrës.

Ja video e golave të ndeshjes:

salihi Formacionet :

Skënderbeu: Shehi; Vangjeli, Radas, Jashanica, Esquerdinha; Shkëmbi, Nimaga, Lilaj; Progni, Salihi, Berisha

Trajner: M.Josa

Milsami: Mitu; Erhan, Racu, Shedrack, Rassulov; Antoniuc, Cojocari, Banovic, Patras; Andronic, Belak

Trajner: I.Osipenco

Pjesa e parë

Skënderbeu ndihet i sigurtë në forcat e veta dhe në kualikimin për në turin tjetër falë edhe rezultatit të ndeshjes së parë. Korçarët e nisin qetë takimin dhe ja lejnë Milsami iniciativën duke pritur momentin për tu hedhur në kundërsulm. Loja është e hapur nga të dy krahët dhe të dyja skuadrat kërkojnë rrugën e golit. Në minutën e 14-të të lojës, sulmuesi i Milsamit Andronic bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Jashanicës dhe ndëshkohet menjëherë me karton të kuq. Korçarët përfitojnë menjëherë dhe hidhen në sulm duke gjetur rrugën e golit me anë të bomberit shkodran Hamdi Salihi. Sulmuesi konfirmohet edhe njëherë si lojtari më vendimtar i këtyre ndeshjeve duke vendosur firmën e tij në ndeshjet vendimtare. Pjesa e mbetur e minutave nga 45 minutëshi i parë ka raste të shumta nga të dyja anët por rezultati mbetet i pandryshuar.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golin e Hamdi Salihit :

https://www.youtube.com/watch?v=wzN6_Mvmkvc

S'KA KOMENTE

Comments are closed.