Skënderbeu humbet Osmanin ndaj vlonjatëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Humbja ndaj Partizanit i ka ndërlikuar jashtëzakonisht shumë gjërat te Skënderbeu në luftën për titullin kampion. Tani skuadra korçarë është pesë pikë pas dy vendeve të para.

Megjithatë, ekipi kampion në fuqi do të kërkojë që të ringrihet edhe njëherë pas kësaj humbje teksa do të kërkojë fitoren në javën që vjen ku do të presë në Korçë Flamurtarin e njëmijë e një problemeve këtë sezon.

Por, trajneri Daja do të ketë një mungesë të madhe për sfidën delikate ndaj vlonjatëve. Mbrojtësi Tefik Osmani nuk do të jetë i gatshëm kundër Flamurtarit pasi është i pezulluar për shkak kartonësh.

Osmani në ndeshjen kundër Partizanit u rikthye të luajë sërish në mesfushë ku ishte një mesfushor para mbrojtjes, teksa u ndeshkua me kartonntë verdhë duke humbur ndeshjen e radhës në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.