Skënderbeu, i fiksuar pas fitoreve… 1-0

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15259689_1195260510511668_6250672802677046155_oNga tetë fitore që Skënderbeu ka arritur deri më tani në kampionat, në pesë raste rezultatet kanë qenë 1-0 në ndeshjet brenda ose 0-1 në ato jashtë. Me sa duket, skuadra e këtij sezoni është e fiksuar pas rezultateve minimale, duke u treguar cinikë dhe duke lënë pas lojën e bukur.

Në Korçë janë mësuar me ekipin e sezonit të kaluar, që përveç se bindte me rezultate, bëntë edhe një lojë argëtuese. Pas ardhjes së trajnerit Andrea Agostinelli në krye të korçarëve, është parë një Skënderbe më pragmatist, por mbi të gjitha një skuadër që e gjen më vështirësi golin.

Edhe pse është në vend të parë, ka shënuar më pak se Kukësi që pozicionohet i dyti, por edhe se Flamurtari që është i parafundit. Çuditërisht, lind pyetja: Me këto statistika do shpallet Skënderbeu kampion? /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.