Skënderbeu i heq pezullimin Plakut

0
SHPËRNDAJE

Sebino Plaku
Sebino Plaku

Superiorja/ Pas përplasjeve që ndodhën mes drejtuesve të skuadrës së Skënderbeut dhe Sebino Plakut, tashmë duket se ujërat janë qetësuar. Sipas asaj që transmetoi gazetari i SuperSport, Alban Xhihani nga ndeshja Skënderbeu-Teuta, të dyja palët i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre dhe lojtari është falur nga presidenca duke i hequr pezullimin që i’u dha pak ditë më parë. Sebino Plaku do të dalë në stërvitje ditën e nesërme nën urdhërat e trajnerit Josa, por ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rradhës që ekipi i Skënderbeu do të luajë në transfertën e Partizanit, pikërisht ndaj ish skuadrës së Plakut dhe rivalëve të tyre për titull.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.