Skënderbeu i jep shans të riut Gripshi

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Shqipërisë / Skuadra e Skënderbeut luan nesër sfidën e dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë Laçin, kundërshtar me të cilin në ndeshjen e parë është ndarë në barazim 1-1, dhe Laçi mund të konsiderohet pa frikë si skuadër kupe duke parë ecurinë e tij në vitet e fudnit.

Trajneri Daja në këtë ndeshje pritet të lërë pushim disa prej titullarëve, për t’i dhënë mundësinë të tjerë lojtarëve për të treguar vlerat, dhe sigurisht për t’i dhënë mundësinë stafit teknik të shohë gjendjen e tyre.

Dy prej lojtarëve që me shumë gjasa do të ulen në stol, janë nigerianët Xhejms e Orelesi, ndërkohë që nga minuta e parë pritet ta nisë i riu Gripshi, i afruar në merkaton e janarit nga Teuta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.