Skënderbeu i përgjysmuar nga mungesat

0
SHPËRNDAJE

15196033_1195260643844988_7976223466494462393_oSikur të mos mjaftonte shkalla e vështirësisë që ofron një përballje me Luftëtarin dhe një rivalitet i ethshëm në krye të tabelës, trajnerit të Skënderbeut Andrea Agostinelli i duhet të menaxhojë një emergjencë të vërtetë mungesash për sfidën në Gjirokastër. Skënderbeu rrezikon seriozisht të zbresë në fushë i gjymtuar pa disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Korçarët udhëtuan drejt Laçit me disa mungesa, teksa nuk ishin në dispozicion të trajnerit Agostinelli tre lojtarë. Radas, Nimaga dhe Malaj munguan për shkak dëmtimesh, ndërkohë që burime të sigurta të minuta90.com pohojnë se, nuk do jenë as në Gjirokastër.

Gjithashtu, Hamdi Salihi ka shumë pak gjasa që të jetë ndaj Luftëtarit, pasi sulmuesi që është një pikë referimi e rëndësishme për sulmin e kampionëve, vuan nga një problem muskulor edhe pse trajneri Agostinelli u shpreh se për sulmuesin Salihi do të vendoset vetëm në momentin e fundit, mungesa e tij është pothuajse e sigurt. Por sulmi nuk është i vetmi problem për trajnerin për të cilin dhimbjet më të mëdha të kokës i vijnë nga reparti i mbrotjes.

Agostinelli rrezikon gjithashtu të mos ketë asnjë nga qendërmbrojtësat titullarë në dispozicion për takimin me gjirokastritët. Tefik Osmani ka pësuar një humbje të rëndë në familje dhe nuk ka qenë me skuadrën ditët e fundit.

Mbrojtësit i është dashur të përballet me ndarjen nga jeta të të vëllait dhe përveç shokut psikologjik i duhet t’i gjendet pranë familjes në këto ditë të vështira. Situata për sa i përket mbrojtjes së Skënderbeut bëhet akoma më alarmante pasi edhe Jashanica janë në dyshim për shkak të problemeve fizike.

Jashanica rrezikon, situatë kjo që e vendos trajnerin Agostinelli para detyrës për të improvizuar një sektor të rëndësishëm siç është qendra e mbrojtjes. Një opsion për trajnerin është tërheqja pas e mesfushorit Nurudeen Orelesi, një eksperiment i provuar më parë jo pa sukses, por që gjithsesi mbetet një zgjidhje e kushtëzuar nga problemet e shumta në kampin korçar.

Tashmë, Skënderbeut i duhet të fitojë edhe ndaj epidemisë së dëmtimeve… /minuta90.com/

15304212_1195260833844969_7306527572799006149_o

S'KA KOMENTE

Comments are closed.