Skënderbeu i qetë, jepen vizat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mosdhënia e vizave të udhëtimit nga ambasada britanike për lojtarët dhe stafin e Skënderbeut shkaktuan panik te opinioni sportiv shqiptar, aq sa u arrit deri aty sa të flitej se kampionët e Shqipërisë rrezikonin edhe humbjen aforfe 3-0 për mosparaqitje, shifra të frikshme që do të shkaktonin eliminimin e skuadrës korçare dhe rrjedhimisht kualifikimin e Crusaders nga Irlanda e Veriut.

Por e gjithë kjo ka zgjatur vetëm një ditë pasi vizat janë dhënë pa problem nga ambasada britanike me vendndodhje në Athinë dhe tashmë ekipi korçar mund të rinisë përgatitjet i qetë për ndeshjen e kthimit. Kujtojmë që takimi i parë përfundoi me fitoren e kampionëve tanë 4-1 me dy gola të Salihit dhe nga një të Berishës dhe Nimagas. Gjithsesi, pritet që dhënia e vizave britanike të mos jetë e lehtë për tifozët e Skënderbeut apo edhe familjarët e sportistëve të këtij ekipi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.