Skënderbeu kalon natën në Elbasan, Dinamo udhëton

0
SHPËRNDAJE

Pas stërvitjeve të mbyllura në orërarin e mbrëmjes, Skënderbeu dhe Dinamo e Zagrebit kanë bërë dy zgjedhje të ndryshme përsa i takon kalimit të natës përpara ndeshjes së shumëpritur të së mërkurës, e vlefshme për “play-off”-in e Champions League. Korçaët, të cilët kanë mbaruar edhe më përpara 1 orëshin e përgatitjeve të caktuara nga UEFA, ka vendosur të qëndrojë në një hotel në Elbasan, për ta pasur më afër zhvendsojen gjatë pasdites së djeshme në stadium.
skerKurse kroatët kanë bërë një zgjedhje disi befasuese. Megjithëse kanë qenë të fundit që kanë dalë nga stadiumi gjatë në mbrëmjen e së martës, ata kanë marrë rrugën për t’u kthyer në Tiranë.

dinNdonëse kanë pasur mundësi të akomodohen në një nga hotelet e Elbasanit, kroatët kanë preferuar “Tirana International” në qendër të kryeqytetit. Ndërkohë që të njëjtën itenerar me ditën e stërvitjes, do të ndjekin pak a shumë edhe në ditën e ndeshjes. Një faktor ky i zhvendosjeve të shpeshta me autobus që shpresohet të kalojë në favor të kampionëve të Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.