Skënderbeu/ Kapiteni Shehi nuk e ka vendosur akoma

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja/ Gjashtë herë kampion me Skënderbeun, shtatë sezone në Korçë. Historia e Shehit me bardhekuqtë është një histori e vërtetë suksesi dhe gjithçka është parë në fushën e blertë.

Në shtator ai mbush 40 vjeç dhe e kishte paralajmëruar që në mbyllje të kampionatit të fundit se po e mendon seriozisht për ta lënë futbollin, por e zgjati edhe pak. Ditët kalojnë dhe Shehi nuk do të mbrojë më katërkëndëshin e Skënderbeut, por mund të vijojë të kontribuojë aty, si pjesëtar i stafit.

“Unë e kam thënë edhe më herët se pas Europës ndoshta e lë futbollin. Tani ndoshta është pothuajse e sigurt dhe fakti që flitet për portierin tjetër e bën akoma më të sigurt. Besoj se është drejt fundit, por nuk dua që ekipi të fokusohet tek unë, por te ndeshja dhe kaq”, thotë Shehi në një intervistë në “Panorama Sport”, ndërkohë që bën edhe një koment për Enea Koliçin, që shihet si pasardhësi i tij.

“Jo vetëm Koliçi, por çdo lojtar që vjen te Skënderbeu është një zgjedhje e duhur, sepse ky klub ka nevojë të ecë përpara dhe lojtarët e zgjedhur janë më të mirët në treg. Besoj se është zgjedhja e duhur, por koha do ta tregojë shpejt”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.