Skënderbeu kërkon mbështetjen e tifozëve në supersfidën e fundjavës

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Skënderbeu po i vijon përgatitjet për kryendeshjen e javës së 35-të të Superiores në Durrës, ku edhe është grumbulluar, në “Resort Tropikal”. Sulmuesi Hamdi Salihi ka udhëtuar drejt Beogradit për një kontroll dhe asistencë terapeutike të veçantë nga “magjistarja”serbe, Marjana, me besimin për të qenë gati për trajnerin Ilir Daja në ndeshjen që vlen gjithë sezonin. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë marrë masat edhe për tifozët, që ata të jenë sa më të shumtë në “Zeqir Ymeri”. Organizatorët verilindorë kanë njoftuar dje se do të rezervojnë 300 vende në stadium për tifozët korçarë, të cilët duhet të përballen me çmime të kripura biletash: 10 mijë dhe 20 mijë lekë të vjetra. Sidoqoftë, udhëtimi drejt Kukësit do të jetë falas për ta, gjë për të cilën ka menduar klubi kuqebardhë.

Përmes një nioftimi në faqen e vet në Facebook, KF Skënderbeu u drejtohet kështu mbështetësve: “Dëshirojmë t’ju njoftojmë se klubi ka vendosur transport falas, pa limit, për të gjithë tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë e të ndjekin sfidën e sezonit, Kukësi-Skënderbeu. Zyrtarisht, ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë, më 20 maj, në orën 17:30, ndërkohë që detajet e transfertës do t’i publikojmë në vijim. Klubi ynë, në bashkëpunim edhe me klubin pritës, ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e transfertës dhe ndeshjes, që do të zhvillohet në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Ftojmë të gjithë tifozët të na mbeshtesin në këtë takim, që përcakton fatet e sezonit. Bashkë do t’ia dalim!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.