Skënderbeu klubi më i mirë shqiptar në Europë . Shikoni ku renditen 3 spanjollet

0
SHPËRNDAJE

Suksesi i madh i Skënderbeut në kompeticionet europiane – dje eliminoi Dinamon e Zagrebit, ndërsa sot njohu kundërshtarët e fazës së grupeve të Ligës së Europës – është shoqëruar edhe me një pozicion të respektuar në listën e 442 klubeve më të mira në kontinent.

UEFA publikoi sot në mëngjes (ora 08.42) renditjen e re të koeficienteve të klubeve të bazuar në bazë të rezultateve të pesë sezoneve të fundit: 2013-14; 2014-15; 2015-16; 2016-17 dhe 2017-18.

Skënderbeu rezulton ekipi më i mirë shqiptar në Europë, duke qenë i 215-ti nga 442 klube, që për ironi të fatit, mbahet nga Prishtina e Kosovës (kjo dhe për faktin se ka vetëm një paraqitje në Europë).

Ja dhe renditja e klubeve shqiptare

215 Skënderbeu 5.950 pikë

222 Kukësi 5.700 pikë

313 Partizani 3.450 pikë

350 Laçi 2.450 pikë

368 Teuta 1.950 pikë

369 Flamurtari 1.950 pikë

384 Tirana 1.700 pikë

442 Prishtina 0.250 pikë

PESË KLUBET MË TË MIRA NË EUROPË

1 Real Madrid 151.871 pikë

2.Atletiko Madrid 133.871 pikë

3.Barcelona 128.871 pikë

4.Bajern Munih 122.685 pikë

5.Juventus 119.149 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.