Skënderbeu, krisen marrëdheniet edhe me kapitenin

1
SHPËRNDAJE

bledi_shkembi_dielli.al_
Shkëmbi

Nuk ka qetësi te Skënderbeu edhe pse vazhdon të jetë i pari i klasifikimit. Pas polemikave të ditëve të fundit në lidhje me trajnerin Mirel Josa dhe sulmuesin Sebino Plaku, tani del në sipërfaqe një tjetër problem, ai i kapitenit Bledi Shkëmbi që gjithashtu është i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet kohëve të fundit.

Ashtu sic e ka trajtuar jo pak herë edhe minuta90.com, Shkëmbi është “flakur” tutje për tu lënë vend lojtarëve të rinj që reklamoheshin në kohë merkatoje. Por ndërsa kjo kishte të bënte me një politikë të caktuar të klubit, mbetet e pashpjegueshme sesi kapiteni që ka dhënë aq shumë dhe ka ende për të dhënë për ekipin e tij, është harruar dhe po ngroh stolin edhe tani, për më tepër pa marrë ndonjë shpjegim për arsyet e kësaj zgjedhje nga trajneri Josa.

Natyrisht që vendimet i merr (ose duhet ti marrë) trajneri Josa por për vetë vitet dhe mundin e harxhuar në mbrojtje të fanellës së Skënderbeut, kapiteni Shkëmbi e meriton së paku një shpjegim apo një trajtim më njerëzor e jo një shpërfillje të tillë.

1 KOMENT

  1. SHKEMBI TE RIJE URTE OSE TE LARGOHET NQS KETO JANE TE VERTETA,POR ME SA SHOH KY ESHTE DIVERSIONI I RRADHES I FLETUSHKES “PANORAMA SPORT” PER TE KRIJUAR PROBLEME EKIPIT KAMPION. EDHE SIVJET JEMI NE “SKENDERBEU” TE PARET KAMPION- KAMPION -KAMPION
    MOT SHOHIM DHE BEJME.

Comments are closed.