Skënderbeu kryen seancën e fundit stërvitore, trajneri Josa ideon formacionin

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skënderbeu ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Dinamo Zagreb. Trajneri Josa u ka dhënë porositë e fundit lojtarëve të tij, dhe gjithashtu ka ideuar formacionin për ndeshjen e nesërme. Ekipi korçar ka qënë i plotë në këtë stërvitje, teksa nga të federuarit për takimin e nesërm ka munguar vetëm Olainka. Trajneri ka mbetur i kënaqur nga gjëndja e lojtarëve të tij, duke parë edhe kohën prej dy javësh që ka patur në dispozicion për këtë takim.
image
Në portë Shehi duket i paprekshëm, teksa vija e mbrojtes e detyruar do të jetë me Vagjelin, Radasin, Jashanicën dhe Esquerdinhën. Mesfusha dhe sulmi do të jenë të paprekur, teksa Shkëmbi, Nimaga dhe Lilaj do të jenë “regjisorët” e mesfushës dhe dysja Berisha-Latifi do të jenë në mbështetje të sulmuesit Salihit.
image

Ja formacioni që mund të luajë Skënderbeu:

Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Esquerdinha, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Berisha, Latifi, Salihi. Trajner: Mirel Josa

S'KA KOMENTE

Comments are closed.