Skënderbeu-Laci 2-1/ Dukej një film i bukur

1
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu – Laçi 2-1

Golat: Progni 53′, Plaku 79′, /Cetkovic 57′

Skënderbeu: Shehi, Lulaj, Osmani, Jashanica, Abazi, Orelesi, Progni, Esquerdinha, Nafiu, Renatinho, Plaku. Trajner: Mirel Josa

Laçi: Selmani, Souza, Bulja, Sheta, Çela, Musaj, Gocaj, Mustafa, Sefgjini, Cektovic, Malindi. Trajner: Ramadan Ndreu


Skuadrat e Skënderbeut dhe Lacit janë ndeshur në ndeshjen e  kthimit e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja nuk meriton shumë komente të zgjeruara dhe për këtë fakt lexuesit tanë duhet të na mirëkuptojnë.

Pas takimit të parë në Lac që u mbyllë në shifrat 1-0 për kurbinasit, tashmë vjen një fitore e Skënderbeut, por që nuk vlen kualifikimin.

Në fillim vendësit kalojnë në avantazh me anë të Prognit. Ndërkohë që Laci deri në momentin që pësoi golin s’kishte goditur asnjëherë portën, por si në një film që e shikon sërish përsëritje të dytën herë, vjen edhe goli i Cetkovic. Pas këtij momenti hidhet në sulm Skënderbeu dhe pas një mori rastesh shënon golin e dytë,  Plaku con shifrat 2-1 për Skënderbeun, por me këtë rezultat kualifikohen miqtë për rregullin e golit në fushën kundërshtare. Minutat në vazhdim janë një mision i pamundur, golat nuk nevojiten më.

Kaq për këtë takim, Laci rikthehet në Finalen e Kupës dhe sërish do të takohet me Kukësin, të cilin e ka mundur më parë.

 

1 KOMENT

  1. Filem thua !!!!!! Jooooooo ore kjo ndeshje ishte nje teatro me skenar te paracaktuar deri ne detaj.
    Por keto ekipe edhe teatrin nuk dine ta luajn, a nuk ishin kopje te keqia tw njeri tjetrit edhe golat e shenuar ? Hahahahahahahahahahahahahahahahah
    Ky eshte Skenderbeu europian. Hahahahahahahahahahaha

Comments are closed.