Skënderbeu – Laçi 6-1/ Golat si mollët në Korçë, me shumicë

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu – Laçi 6-1

Shënues: Abazi 4′, Xhejms 12′ 15′, Esquerdinha 31′ 43′, Salihi 38′ / Mustafa 60′

Skënderbeu: Shehi, Radas, Jashanica, Osmani, Arapi, Esquerdinha, Nimaga, Progni, Abazi, Xhejms, Salihi. Trajner: Mirel Josa

Laçi: Selmani, Musaj, Çela, Gjoni, Bushi, Gocaj, Mustafa, Lushkja, Malindi, Dosti, Vuthi. Trajner: Ramadan Ndreu


Superiorja/ Skënderbeu merr një fitore të thjeshtë përballë Laçit, teksa e shkatërroi këtë të fundit me rezultatin 6-1. Ka qenë një ndeshje e cila lë pak për të komentuar, teksa 6 golat për korçarët u shënuan në ndeshjen e parë. Abazi hapi serinë e golave në minutën e 4 dhe më pas dopietar e Xhejms, Esquerdinhas dhe goli i Salihit bënë që fraksioni i parë i lojës të mbyllej me shifrat tenistike 6-0.

Ndërkohë pjesa e dytë e kësaj ndeshje solli vetëm një gol, pikërisht nga ana e Laçit të shënuar nga Argjend Mustafa në minutën e 60′. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Mirel Josa pret e qetë derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

Ndeshja në Korçë nis menjëherë me vrull teksa skuadra e Skënderbeut do të gjejë menjëherë rrugën e rrjetës në minutën e 4′-ët. Është Leonit Abazi që do t’a dërgojë topin në rrjetë pa shumë vështirësi duke mposhtur portierin Selmani për t’i dhënë epërsi vendasve. 1-0, por korçarët nuk ndalen me kaq teksa në minutën 12′ do të vinte edhe goli i dytë.

Hamdi Salihi futet brënda në zonë pa u shqetësuar aspak nga mbrojtja e Laçit dhe aty shmang portierin dhe humbet ekuilibrin, por edhe i shtrirë ai pason për Xhejms që i dërgon shifrat në 2-0. Një ndeshje që mund të quhet praktikisht e mbyllur, teksa vulën i’a vë sërish Xhejms. Në minutën e 15′, Progni harkon një goditje këndi nga e majta e sulmit dhe aty sulmuesi nigerian i pashqetësuar nga mbrojtja mike që nuk reagon aspak, e dërgon topin në rrjetë duke vulosur shifrat në 3-0.

Ndërkohë në minutën e 31′ do të vinte edhe goli i Esquerdinhas që i dërgoi shifrat në 4-0. Ndërkohë në minutën e 38′ Salihi do t’i dërgonte shifrat në 5-0 teksa në të 43′-ën, Esquerdinha do të plotësonte dopietën personale duke i dërguar shifrat në 6-0. Pjesa e mbetur e fraksionit të parë të lojës nuk vlen të komentohet për mënyrën se si shkoi kjo ndeshje, teksa mbrojtësit e Laçit u “kujdesën” që korçarët të shënonin gola.

Ndërkohë pjesa e dytë ishte komplet ndryshe teksa skuadrat e ulën totalisht ritmin. Vlen për t’u përmëndur vetëm goli i Argjend Mustafës në minutën e 60′ që i dërgoi shifrat në 6-1. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, teksa golat në ktë ndeshje ishin ashtu si mollët në Korçë, me shumicë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.