Skënderbeu largohet me humbje nga Austria

0
SHPËRNDAJE

skenderbeu makabiSkënderbeu ka zhvilluar miqësoren e tretë në Austri ku u përball sot pasdite me izraelitët e Makaiba Haifa.

Kjo ndeshje i shërbeu trajnerit Agostineli për të krijuar një ide se si do të luajën kundër Ferencvaroshit, teksa formacioni nga minuta e parë ishte si më poshtë:

Shehi, Radas, Osmani, Jashanica, Abazi, Orelesi, Nimaga, Lilaj, Latifi, Fukui, Salihi.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 8 me anë të Mugarabit, ndërsa golin e dytë Makabi e shënoi 70 minuta më vonë.

Në të 81-tën minuta ishte Lilaj që shkurtoi diferencën e golave në 1-2.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.