Skënderbeu, largohet Progni por gati firma me një tjetër lojtar

0
SHPËRNDAJE

Gerhard Progni
Gerhard Progni

Superiorja/ Vijon eksodi i lojtarëve tek Skënderbeu. Pas largimeve të rëndësishme si Arapi, Vangjeli etj, vjen edhe një tjetër largim. Është mesfushori Gerhard Progni i cili tashmë zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e korçarëve.

Ashtu siç raporton “Superliga Shqiptare”, mesfushori tropojan ka ndërprerë marrëdhëniet e tij më klubin e Skënderbeut duke u bërë largimi i 6-të zyrtar nga bardhekuqtë. Progni pritet t’a vazhdojë karrierën e tij në një klub jashtë Shqipërisë, por asgjë nuk përjashtohet.

Ndërkohë drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë kanë filluar punën edhe për transferimin e lojtarëve. Burime pranë “Minuta90.com” bëjnë të ditur se korçarër po përgatisin një goditje të bujshme në merkato.

Masato Fukui
Masato Fukui

Bëhet fjalë për Masato Fukuin, i cili zhvilloi një super sezon tek Tirana. Lojtari me shumë gjasa nuk do të rikthehet tek bardheblutë, teksa për të ka shfaqur interesim edhe skuadra e Flamurtarit por duket se situata ka ndryshuar. Japonezi është pranë firmës me korçarët, të cilët e shohin si një lojtar të rëndësishëm.

Gjithashtu po punohet edhe për gjetjen e një trajneri të ri, pasi me shumë gjasa Mirel Josa do të largohet pas 4 sezonesh rradhazi. Mësohet se emërimi i trajnerit të ri tek Skënderbeu do të jetë një risi, pasi pritet që të jetë një emër shumë i bujshëm. Mesa duket kampionët kanë ndezur “motorët” e merkatos.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.