Skënderbeu/ Lilaj përjashton Partizanin nga gara për titull

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu kryeson bindshëm kampionatin pas 16 javëve të para dhe ndjekësi më i afërt është Flamurtari me 9 pikë më pak. Titulli kampion është detyrim për korçarët dhe të gjithë janë optimistë se këtë sezon nuk do të dështojnë.Trajneri Daja ka një grup të kompletuar, ndërkohë që Sabien Lilaj në mesfushë është një nga liderët e korçarëve. Për mesfushorin ka disa oferta nga jashtë, por deri në fund të sezonit transferimi i tij varet nga Skënderbeu.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për gazetën Sport Ekspres, i pyetur në lidhje me rivalët për titullin kampion, ai thekson se Flamurtari dhe Kukësi janë dy ekipet me të cilat do garojnë deri ne fund për trofeun, duke e përjashtuar Partizanin që ka 13 pikë më pak.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.