Skënderbeu mban hapin e kreut, Hamdi Salihi mposht Korabin

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka arritur të dalë me tre pikë nga përballja me Korabin në “Elbasan Arena”. Korçarët ia dolën të fitojnë me anë të një penalltie të shënuar nga Hamdi Salihi në minutën e 66′ të takimit.

Vlen të theksohet fakti se loja në përgjithësi ishte nën nivelin e pritur dhe rastet e krijuara ishin të pakta.

Takimi nis i shpejtë, ku që në të 5-tën, Radas tenton portën me një goditje dënimi nga distanca, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

Loja është e qetë, teksa duhej pritur e 23-ta që të vinte rasti i radhës. Vujadinoviç largon keq një top të goditur nga Fukui dhe Orelesi ka një shans të mirë para portës, por goditja e tij është totalisht e gabuar.

Tre minuta përpara fundit të së parës, Orelesi tenton me kokë pas një krosimi të mbrojtësit Radas nga e djathta, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me Korabin që kryen zëvendësimin e parë, teksa largohet Emrush Kaloshi, në fushë Paolo Ivani.

Sapo nis fraksioni i dytë vjen një rast i mirë për Skënderbeun, por gjuajtja e sulmuesit Plaku devijohet nga Vujadinoviç dhe pasi godet traversën, shkon në këndore.

Në të 57-tën, Plaku ka një shans brenda zonës, por goditja e tij shkon jashtë.

Ndërkaq, pas dy minutash, Plaku ka sërish një mundësi brenda zonës, por goditja e tij pritet nga Vujadinoviç.

Trajneri Ilir Daja aktivizon në lojë goleadorin, Hamdi Salihi, në vend të një tjetër sulmuesi si Sebino Plaku. Shkodrani i jep freksi lojës dhe sulmeve të Skënderbeut, teksa mbrojtja e Korabit vendoset në vështirësi.

Kur po kronometrohej e 64-ta, Osmani tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

Eshtë minuta e 65-të dhe Sabjen Lilaj pengohet në zonë dhe gjyqtari Klajdi Kola akordon penallti, teksa Salihi merr përsipër goditjen nga pika e bardhë dhe nuk gabon duke kaluar Skënderbeun në avantazh. 0-1.

Në të 82-tën, Radas pason nga e djathta një top të ulët për sulmuesin Hamdi Salihi në zonë, por goditja e shkodranit shkon jashtë mbi traun e portës.

Pas dy minutash, është sërish Salihi që tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

Pak minuta para fundit, korçarët humbasin rumunin Predescu, i cili dëmtohet dhe vendin e tij e zë Nazmi Gripshi, teksa ky i fundit debuton me fanellën bardhekuqe.

Ndërkaq, deri në fund nuk ka më histori dhe ndeshja mbyllet këtu, teksa skuadra e Skënderbeut e drejtuar nga trajneri Ilir Daja merr fitoren e radhës në kampionat, ndërsa Korabi, edhe pse kanë pretendime për 11-metërshin e fituar nga Skënderbeu, i cili vendosi edhe fatin e ndeshjes, humbja tashmë është fakt dhe ndeshja nuk mund të kthehet më për t’u riluajtur.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 38 pikëve, duke u bashkuar me Partizanin në vendin e dytë me pikë të barabarta, por të kuqtë favorizohen nga golavarazhi më i mirë. Ndërkohë Korabi mbetet në kuotën e 11 pikëve në vendin e fundit.

Javën e ardhshme, Korabi luan në transfertë në stadiumin “Gjirokastra” me Luftëtarin, ndërsa Skënderbeu pret në shtëpi Laçin, teksa do të tentohet 3-pikëshi i radhës. /minuta90.com/

Korabi-Skënderbeu 0-1

Goli: Salihi 66’

Korabi (4-4-2): Vujadinoviç, Shabani, Sheta, El. Prençi, Çela, Zefi (D. Peposhi 89’), Gavazaj (Jubani 80’), Kaja, Arifaj, Hoxhaj, Kaloshi (Ivani 46’) Tr: Gerdi Haxhiu

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Orelesi, Osmani, Lilaj, Plaku (Salihi 60’), Fukui (Predescu 55’-Gripshi 88’), Adeniyi Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ergin Doda, Redvan Shaba, Juxhin Xhaja

Kartonë të verdhë: Kaja 48’ / Plaku 45’+1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.