Skënderbeu mblidhet në Durrës për supersfidën ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE


Skënderbeu kërkon qetësi përpara transfertës së vështirë ndaj Kukësit.

Skënderbeu pas fitores me Tiranën ka udhëtuar sot drejt Durrësit për tu grumbulluar në ‘Tropikal Resort’, atje ku ekipi do të zhvillojë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj ekipit të Kukësit në transfertë.

Nën drejtimin e trajnerit Agostineli kampionët kanë zhvilluar paraditen e sotme një seancë të lehtë stërvitore tek anekset e stadiumit “Skënderbeu” kryesisht me lojtarët që nuk patën mundësi të aktivizoheshin ditën e djeshme ndërsa në mesdite lojtarët kanë udhëtuar drejt Durrësit.

Përgatitjet për ndeshjen e radhës do të vijojnë nesër në fushën stërvitore në “Tropikal Resort” ndërkohë që frika më e madhe për këtë takim janë temperaturat e ulta në qytetin e Kukësit. Shpresohet shumë të mos ketë reshje dëbore apo ngrica, pasi kështu do të komplikohej shumë misioni fitore në transfertë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.