Skënderbeu, mbrojtja ndryshon fytyra

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Skënderbeut ka arritur një barazim me vlera ndaj Partizanit, duke iu referuar tabelës së klasifikimit kur skuadra e Josës ruajti sërish diferencat në +4 ndaj ndjekësit të saj. Por trajneri i korcarëve duhet të bëjë llogarit pa mbrojtësin Osmani të ndëshkuar me dy kartonë të verdhë (automatikisht i kuq) dhe Kristi Vangjelin që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

skenderbeu Kështu në mbrojtje do të rikthehet me shumë mundësi Jashanica, ndërkohë që hapësira mund të ketë edhe për të riun Lulaj, me Radas që mund të zhvendoset djathtas. Një tjetër “formul” mund të jetë ajo me dyshen e qendrës Jashanica-Arapi, ndërkohë që nga krahët Abazi dhe Radas. Gjithsesi, është trajneri Josa ai që vendos. Skënderbeu pret në shtëpi Flamurtarin e etur për pikë. Dihet forca e kampionëve, por edhe Flamurtari për vetë pozitën që ka sigurisht do të bëjë gjithcka për të rrëmbyer qoftë edhe një pikë në stadiumin “Skënderbeu”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.