Skënderbeu mbyll përgatitjet, 3 mungesa ndaj Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Skënderbeut ka zhvilluar mesditën e sotme seancën e fundit përgatitore në kuadër të sfidës të javës së 27-të ndaj Flamurtarit. Nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa bardhekuqtë kanë mbyllur përgatitjet, ndërkohë që mungesa e vetme për shkak dëmtimi do të jetë Bakary Nimaga i cili pritet të bashkohet me grupin menjëherë pas ndeshjes me vlonjatët. Ndërkohë që për këtë përballje kampionët do të jenë të “cunguar” në mbrojtje pasi mungojnë disa lojtarë.image Dy mungesa të sigurta në prapavijë për këtë takim janë Tefik Osmani dhe Kristi Vangjeli që duhet vuajnë pezullimin 1-javor si pasojë e kartonave të marrë në sfidën ndaj Partizanit. Ndeshja Flamurtarit është vlerësuar maksimalishtt nga ana e Skënderbeut që kërkon të thellojë diferencën me ndjekësit, duke parë që këta të fundit luajnë në një transfertë delikate.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.