Skënderbeu mbyll përgatitjet anti-Teuta, 3 mungesa ndaj durrsakëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15419600_1203928426311543_8045248600139617036_o

Ekipi i Skënderbeut ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e javës së 15-të ndaj ekipit të Teutës. Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në “Tropikal Resort”.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve. Në prag të ndeshjes, trajneri ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë duke pare dhe mungesat e shumta ne repartin difensiv.

Gjendja e ekipit është mjaft pozitive si në aspektin fizik por edhe në atë psikologjik. 

3 jane mungesat e rëndësishme për ndeshjen e radhës. Tefik Osmani mungon sërish për probleme familjare ndërkohë që me Gledi Micin dhe Marko Radas të skualifikuar, trajnerit i duhet të improvizojë nga e para mbrojtjen. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.