Skënderbeu mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Skënderbeut ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj skuadrës së Luftëtarit. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter tekniko-taktik ku tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve dhe ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë. Asnjë mungesë për trajnerin Ilir Daja i cili do ketë nesër në dispozicion grupin e plotë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.